Gjoba ndaj RTV Ora, "shpërthen" gazetarja Kepi: Qeveria si mafie, ose do paguash, ose zjarrin biznesit
E vërteta e kësaj ngjarje kapërcen cdo realitet e histori reale mafioze me dramaticitetin se personazhet fshihen e po përdorin shtetin për interesat e tyre politike e ekonomike.
Ajo c'ka po ndodh me RTV Ora i ngjan një historie mafioze e është më keq se kaq.
Ka një fjalë në gjuhën italiane që është sinonim i mafias; pizzo o gjobë në shqip.
Eshtë një kuotë e caktuar parash që klanet mafioze të mafias siciliane, kalabreze, Sacra Coroa Unita, Camorra, i vënë me dhunën e forcës e të paligjshmërisë, sipërmrrësve, qytetarëve, biznesit të vogël e të mesëm, pronarit të një lokali o të një ushqimore, në "shkëmbim të mbrojtjes" e vënies së tyre nën guackën e ndihmës së të fortëve të territorit.
E nuk ka zgjedhje; o do paguash o do paguash. Ndryshe i vënë zjarrit pronës e biznesit, rrëmbejnë familjarë o detyrojnë largimin nga zona e humbjen e aktivitetit.
Pak a shumë është e njëjta gjë me ato përqindja, 20 o 30%, që kemi dëgjuar që sipërmarrësit e ndërtimi u duhet të paguajnë për të marrë një leje ndërtimi, apo për një përqindje kuotash që duhen lëshuar me pahir, për kompanitë që krijohen me kokëdrunjë e mbrojtur nga të fuqishmit.
Ajo c'ka po ndodh me RTV Ora o me Ora Neës i ngjan një historie të tillë e është më keq se kaq.
E vërteta e kësaj ngjarje kapërcen cdo realitet e histori reale mafioze me dramaticitetin se personazhet fshihen e po përdorin shtetin për interesat e tyre politike e ekonomike.
Fillmisht kërkohet "pizzo" për të të lënë të qetë, më pas të fusin në një listë të zezë, më pas të sekuestrojnë me akuza absurde e më pas të bëjnë gjobvënie mbi një pronë të sekuestruar po nga ta.
Absurdia brenda absurde con në dramacitet,
Qëllimi final është kontrolli ekonomik e njëherësh politik i një aktiviteti influencues në informacionin për publikun sic është kjo media televizive.
E vënia në kontroll e një medie të pavaruar me një linjë opozitare është rruga e eleminimit të së drejtës së qytetarëve për të pasur një informacion të lirë e demokratik sidomos në këtë prag zgjedhjesh lokale e në këtë klime politike ku qeveria është deri në fyt e zhytur në mega skandale.
Pas pizzo-ve nëpër tavaolina e mos arritjes së shpejtë të qëllimit të tyre për ta falimentuar, e vetmja rrugë që u mbeti është pizzo 500 milionëshe, që detyron largimin e cdo punonjësi e në shuarjen e studiove të pavaruara televizive.
Në Itali janë rreth 160 mijë kompani që jetojnë nën fenomenin e pizzo-s. në Shqipëri dramaciteti është se ky fenomen po manovrohet nga shteti
Janë jo pak qytetarë siëprmarrës të vegjël, të mesëm, njerëz të klasës së lartë social ekonomike shqiptare, që kanë frikë të flasin, të shfaqen publikisht e të rrefejnë këtë fenomen që kushtëzon zgjedhjen e tyre poltike.
Drama e të gjithëve ne është se nuk ke ku të akohesh.
"Mjafton një faldromë e ma zhdukin punën e një jetë", më tha dikush, "mjafton një mungesë firme e nuk më rinovojnë licencën e shkollës", tha një sipërmarrës tjetër, pronën e trashëguar në bregdet ia dhashë një të forti, më tha një tjetër, erdhën nën emrin e një ministri për të ma marrë me një cmim absurd."
Kjo është e vërteta frika nga shkatërrimi i jetës, i punës e i të ardhmes së fëmijëve.
Kjo ëshë drama kur skenari i historive të tilla ka autorë të dërguar e shkresa nga shteti.
Ngjarjet e faktet janë denoncuar në organet kompetente brenda e jashtë kufijve por derisa praktika burokratike të ndjekë udhëtimin e saj, publikut shqiptar po i shuhet një tjetër media e pavarur.

