Turqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet në Malatya: Shkatërrohen 29 ndërtesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 11:47
Një tjetër tërmet ka goditur Turqinë sot.
Mediat turke informojnë se një tjetër pasgoditje ka ndodhur në zonën e tërmetit.
Sipas përcaktimeve të para, 29 ndërtesa të dëmtuara u shkatërruan në Malatya me një pasgoditje me magnitudë 5.6 ballë.
Ekipet e shpëtimit nisën një operacion kërkimi pas lajmit se baba e bijë mbetën në rrënojat e një pallati.
Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer bëri të ditur se nga tërmeti i orës 13:26, 1 person ka humbur jetën dhe 69 persona janë lënduar.
