VIDEO/ Kapen 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador, kishte destinacion…
Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 8.8 ton kokainë. Sasia ishte fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil me destinacion Belgjikën, njoftoi shefi i policisë.
“Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Evropë”, shkroi gjenerali Fausto Salinas në Twitter, duke publikuar video që tregon oficerët e policisë duke kontrolluar kontejnerin.
Midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet ku prodhohen sasitë më të mëdha të kokainës në botë, Ekuadori është shndërruar vitet e fundit nga një pjesë e rrugëve tranzit në një qendër kryesore për trafikimin e pluhurit të bardhë në tregjet evropiane dhe amerikane.
RÉCORD 2023 EN LA INCAUTACIÓN DE MÁS DE 8 TONELADAS DE COCAÍNA
— GraD. Fausto Salinas Samaniego (@CmdtPoliciaEc) February 26, 2023
Mediante técnicas de perfilamiento e investigación en contenedores en el puerto de #GYE
Evitamos el comercio internacional de 90 millones de dosis, valoradas en 330 millones de dólares en Europa#MásFuertesQueNunca pic.twitter.com/4U2UGhurYC
Autoritetet proceduan me një sasi rekord konfiskimi në vitin 2021 që arriti në 210 tonë.
Në vitin 2022, konfiskimet arritën në 200 tonë për të dytin vit radhazi – 61% e të cilave ishte fshehur në kontejnerë me banane për eksport. Në vitin 2023 tashmë janë sekuestruar 31 tonë.
GOLPE AL NARCOTRÁFICO
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) February 26, 2023
Más de 1 TONELADA de cocaína, fue aprehendida en #GYE, tras la inspección a un contenedor que tenía como destino Países Bajos.
Evitamos el comercio de 11'884.160 dosis de alcaloides.
Existe un ciudadano aprehendido para investigaciones.#EjeInvestigativo pic.twitter.com/aXl2cEMw4q

