Thellohet bilanci në brigjet e Adriatikut, 62 të vdekur nga mbytja e anijes me emigrantë, 20 prej tyre fëmijë
Te mbijetuarit e tragjedisë së ndodhur në brigjet e Italisë pas mbytjes së varkës me emigrantë të paligjshëm kanë dhënë rrëfime tronditëse për autoritetet italiane. Një prej tyre ka treguar se trafikanmtët hodhën 20 persona në det për të lehtësuar peshën e mjetit, sapo kuptuan se ishin zbuluar nga policia. 62 trupa janë konfirmuar të pa jetë, dhe 81 kanë mbijetuar ndërkohë vijojnë kërkimet në det
Rëndohet bilanci I viktimave pas përmbyjtes së varkës me emigrantë në provincën Crotone të Italisë.
62 trupa u nxorën të pa jetë deri në mesditën e të hënës, ndërsa autoritetet dyshojnë se shifër mund të rritet në 100 bazuar në informacionet për numrin e personave që kanë qenë në varkë. Mes viktimave dyshohet se 20 janë fëmijë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të zhdukur të tjerë në zonën ku u gjet mjeti lundrues dhe përreth saj.
Nga ana tjetër autoritetet kanë shpëtuar 81 persona të mbijetuar të po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Një prej tyre tregoi momentet e tmerrit duke pohuar se disa persona janë hedhur në det për të lehtësuar peshën e mjetit lundrues.
“Ishte errësirë, duhet të ketë qenë ora pesë, ishim pesëqind metra larg bregut, pamë drita, rreze nga pishtarët që ndriçonin. Katër kontrabandistët u trembën. Menduan se po i priste policia, kështu që ata ndryshuan kurs për të zbritur diku tjetër. Për të lëvizur shpejt, duhej të rrisnim shpejtësinë dhe e vetmja mënyrë ishte të lehtësonim peshën në bord. Kështu ata hodhën njerëzit në det, të paktën njëzet persona."
Policia arrestoi një 50-vjeçar me origjine turke, me dyshimin se është një nga trafikantët. Mjeti lundrues ishte nisur nga Smirna e Turqisë dhe pas përkeqësimit të motit u përmbyt në dallgë dhe u përplas në brigjet bregdetit kalabrez, pikërisht në pikën ku lumi Tacina derdhet në det.
Emigrantët ishin me me origjine nga Pakistani, Afganistani dhe Irani.