Studenti vret punëtoren e seksit pasi kuptoi se ajo ishte mashkull

Një adoleshent goditi për vdekje një prostitutë pasi mësoi se ajo në të vërtetë ishte transseksual.
Imazhet e fundit të punëtores së seksit Kimberley McRae para vdekjes së saj në duart e një studenti biznesi kolumbian, janë publikuar nga Daily Mail.
Trupi i McRae i dekompozuar u gjet brenda banesës së saj në Coogee, kur një i afërm kontaktoi agjentin e saj të pasurive të paluajtshme për frikën se asaj mund ti kishte ndodhur diccka.
Hector Enrique Valencia Valencia, 23 vjeç, doli në gjyq në Gjykatën e Lartë të NSW për vrasjen e saj në fillim të këtij muaji.
Ai pranoi se e goditi me grusht 69-vjeçaren dhe gjatë një sherri i vendosi një kordon në qafë derisa ajo ndaloi së lëvizuri, duke thënë më vonë në gjyqin e tij se 'ndoshta' e pa atë të vdiste.
Gjatë dëshmisë së tij, Valencia tha se ishte mërzitur pasi mësoi se McRae ishte transgjinore dhe e goditi atë me grusht në fytyrë dhe stomak, duke inicuar grindjen fatale që çoi në vdekjen e saj.
Të premten, gjyqtarja Dina Yehia e shpalli Valencia-n jo fajtore për vrasje, por fajtore për akuzën alternative të vrasjes nga pakujdesia.
Ajo tha se nuk ishte vërtetuar përtej një dyshimi të arsyeshëm se ai kishte për qëllim të vriste ose të shkaktonte lëndime vërtet të rënda teksa luftonte me të brenda apartamentit të saj të ndriçuar keq në Mount St.
