Rusia sfidon sanksionet, Bloomberg: Shitën miliona fuçi nafte edhe pas nisjes së luftës
India dhe Kina po kthehen në tregje të reja për naftën ruse e cila sipas rrjetit amerikan Bloomberg ka sfiduar sanknionet ndërkombëtare duke shitur mbi 23 milionë fuçi që nga fillimi i luftës. Një tjetër mënyrë për të dalë në treg është edhe përdorimi i çisternave në ujërat neutrale ndërkombëtare si Greqia apo Afrika e Veriut, ku asnjë shtet nuk mund të ndërhyjë.
Rusia duket se ka sfiduar sanksionet ndërkombëtare duke arritur të shesë sasi të mëdha nafte në e tregje të reja pas vebndosjes së pengesave dhe çmimeve tavan nga BE.
Një ditë pasi Moska mbylli rubinetat e gazit edhe për Poloninë Bloomberg shkruan se nafta dhe nënproduktet e saj me origjinë nga Rusia, transferohen nga një cisternë në tjetrën në ujërat neutrale – si për shembull, në brigjet e Greqisë, si dhe në Afrikën e Veriut.
Autoritetet greke tashmë kanë deklaruar se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë, pasi tregtia bëhet jashtë ujërave territorial që ata menaxhojnë. Pikërisht në zonën e Greqisë, rezulton të jetë furnizuar edhe anija e cila u kap së fundi me 22 mijë ton naftë kontrabandë në portin e Durrësit.
Që nga fillimi i vitit 2023, të paktën 23 milionë fuçi naftë ruse dhe karburant i rafinuar janë pompuar nga një cisternë në tjetrën në Gjirin Laconicos, raporton Bloomberg.
Sipas të njëjtit burim, kjo bëhet në cisterna që i përkasin flotës “gri”, e cila më pas transporton naftë në vendet aziatike. Më parë, Wall Street Journal shkroi se vendet e Afrikës së Veriut kanë përshpejtuar ndjeshëm ritmin e blerjeve të produkteve të naftës ruse.
Gjithashtu India importoi vëllime rekord të naftës ruse në janar ndërkohë që fabrikat shtetërore kineze rifilluan importin e naftës ruse Urals. Nisja e luftës në ukrainë kërcënoi tregun ndërkombëtar të karburanteve duke shkaktuar rritje çmimesh edhe në Shqipëri.