Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare, vëllai i madh i Madonës, ishte i pastrehë prej vitesh

Vëllai i madh i Madonna-s, Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare, ka bërë të ditur një anëtar i familjes së tij.

Ciccone ishte një nga shtatë vëllezërit e motrat e yllit dhe thuhet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.

Ai kishte luftuar me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për shumë vite, në një moment jetonte nën një urë.

Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram, duke shkruar se ai kishte dalë nga ky “aeroplan tokësor”, krahas një fotoje të vjetër bardh e zi të tij.

“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan kanë kaluar kaq shumë vite”, shkruan kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonna-s, Melanie Ciccone.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Madonna nuk e ka komentuar publikisht vdekjen e Ciccone, por yllit të popit  pëlqeu postimin e Joe Henry në Instagram.