In memoriam Olivia Newton-John, homazhe kushtuar aktores dhe këngëtares së ndjerë

Aktorja dhe këngëtarja e ndjerë, Olivia Newton-John, është nderuar me një ceremoni përkujtimore në qytetin Australian të Melburnit. Me mijëra fansa dhe miq bënë homazhe në ndër të aktores që u nda nga jeta në moshën 73-vjecare në gusht të vitit të kaluar.

Një ceremoni shtetërore është mbajtur në Melburn të Australisë në shenjë nderimi për aktoren dhe këngëtaren e ndjerë Olivia Newton-John. Ajo u nda nga jeta në muajin gusht në Shtetet e Bashkuara, pas betejës me kancerin.

Mijëra njerëz nderuan aktoren e cila u bë e njohur për rolin e saj si Sandy në filmin ikonik të vitit 1978 “Grease” dhe hitin muzikor “Physical”.

Vajza e saj, Chloe Lattanzi, u shfaq e dëshpëruar.

"Ajo ishte hapësira ime e sigurt, udhërrëfyesi im dhe toka nën këmbët e mia."

Ish bashkëshorti i të ndjerës, John Easterling, gjithashtu u emocionua teksa fliste për gruan e tij të ndjerë.

"Çdo ditë me Olivian ishte e mbinatyrshme. Çdo ditë me Olivia ishte pak magji" tha ai.

Me dhjetëra personazhe të famshëm bënë homazhe mes tyre Sir Elton John, Mariah Carey dhe Pink.  Këngëtarja Dannii Minogue tha se Newton-John ishte arsyeja pse ajo filloi të performonte.

Ceremonia përfundoi me një interpretim të hiteve të Newton-John nga këngëtarja australiane Delta Goodrem.