Mosbesim tek plani kinez i paqes, Ministri Gjerman: Kina të gjykohet nga veprat, jo nga fjalët
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e sheh me skepticizëm propozimin kinez për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa sipas tij ka sinjalizime se Pekini po furnizon.
Boris Pistorius thekson se Kina duhet të gjykohet nga veprat dhe jo nga fjalët, pasi, sipas tij, teksa prezanton planin për paqe, ka incicie se Pekini po planifikon furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë dhe armë të tjera.
“Kur i dëgjoj raportimet dhe nuk e di nëse janë të vërteta, pasi Kina mund të jetë duke planifikuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë, derisa e prezanton planin për paqe, atëherë sugjeroj që Kinën ta gjykojmë nga veprimet, dhe jo fjalët e saj.”
Gjithashtu gjatë deklaratës Ministri gjerman i Mbrojtjes shtoi se i takon Kievit të vendosë kur dhe nën çfarë kushtesh të nisë bisedimet me Moskën.
Plani për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë u propozua nga Kina ditën e 1-vjetorit të luftës.
“Jo mosbesues ndaj këtij propozimi janë shprehur edhe zyrtarët e NATO-s dhe Komisionit Europian, duke u shprehur se Kina nuk mund të shihet si ndërmjetësues i ndershëm duke marrë parasysh marrëdhëniet që ka me Rusinë.”
Propozimi për paqe i përbërë nga 12 pika është mirëpritur nga Presidenti Zelenksy, por tha se Rusia duhet të jetë iniciator i këtij plani.
