Shabani: Të marrim përgjegjësinë që na takon, nuk mund të presim Ramën, Berishën e Metën edhe 32 vite

Në një intervistë për Ora News, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se shqiptarët kanë 30 vite që presim që këta ta bëjnë Shqipërinë, prandaj duhet ta marrin vetë në dorë këtë.

Ai tha se Nisma Thurje dhe të rinjtë duhet të marrin më shumë përgjegjësi politike, prandaj nuk duhet të largohemi jashtë, por ta shohim këtu të ardhmen tonë.

Shabani theksoi se shqiptarët nuk mund të presim më edhe 32 vite të tjera për Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën që të ndryshojnë vendin.

Shabani: Në 3 vetë do të kishin bërë punët e tyre, edhe ne do të ishim në punën tonë. Ne kemi 30 vite që presim që këta ta bëjnë Shqipërinë, prandaj duhet ta marrim vetë në dorë përgjegjësinë për ta bërë dhe për tu përfaqësuar aty ku merren vendimet dhe për ta ndryshuar realitetin politik. Ne nuk duam që të ikim nga Shqipëria, duam të jetojmë këtu, por nuk mund të presim edhe 32 vite të tjera për Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Besoj se Nisma Thurje dhe të rinjtë duhet të marrin më shumë përgjegjësi politike, prandaj nuk mendoj se duhet të largohemi jashtë, por ta shohim këtu të ardhmen tonë. Shoh shumë të rinj që i bashkohen Nismës Thurja për këtë vizion, për të bërë anë vendin tonë që e shohim në vendet e Evropës, nuk na mungon asgjë. Është përgjegjësi historike që të marrim më shumë përgjegjësi si brez dhe ta ndryshojmë këtë realitet në vend. Shqiptarët që jetojnë këtu shumica zgjodhën që të mos votojnë, dhe nëse ata votojnë mund ta përmbysin realitetin politik brenda natës.

Shabani: Të marrim përgjegjësinë që na takon, nuk mund