Meta: Kryebashkiak më të mirë për plagët e Kukësit se Dr. Admir Sinamati, nuk mund të gjendej!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot në Kukës, takimin e parë me mjekun Admir Sinamatin, të zgjedhur kandidat të opozitës për bashkinë e Kukësit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përmes rrjeteve sociale, Meta është shprehur me superlativa për këtë personalitet në bashkëbisedimin që pati sot me qytetetarët atje.

“Kënaqësi ta nisja takimin e parë në Kukës me Dr. Admir Sinamatin kandidatin e mrekullueshëm për kryebashkiak të Kukësit.

Një intelektual i shkëlqyer, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe mjek i njohur për humanizmin e tij.  Kryebashkiak më të mirë për të shëruar plagët e Kukësit nuk mund të gjendej.

Partia e Lirisë beson se me Dr. Admirin i japim shpresë të rinjve të shohin të ardhmen e tyre në Kukësin e mrekullueshëm”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.