"Votoni opozitën e bashkuar", PL: Të rinjtë largohen nga keqqeverisja e Rilindjes, 14 maji do të sjellë ndryshimin

Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli në një deklaratë për mediat ka denoncuar fenomenin e largimit të të rinjve për shkak të politikave të keqqeverisjes së Rilindjes.

"Prej kohësh largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është bërë një çështje shqetësuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky fenomen është akoma më shqetësues në qytetet e vogla dhe në rrethe, ku të rinjtë në kërkim të një jetese më të mirë, të shtyrë nga kjo qeveri e papërgjegjshme, detyrohen të lënë familjen dhe atdheun e tyre. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as qyteti i Korçës...dhe e gjitha kjo vetëm si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë dhe dashakeqësisë të Rilindjes."

Ajo thotë se ky shqetësim konfirmohet dhe nga Zyra Europiane e Azilantëve.

"Ky shqetësimi i joni dhe i të gjithë shoqërisë konfirmohet dhe nga Zyra Europiane e Azilantëve. Në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga kjo zyrë rezulton se rreth 32 mijë shtetas shqiptarë ku shumica dërrmuese të rinj kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. 60% e shtetasve shqiptarë sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar." 

Ajo bëri thirrje që më "14 maj t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë së rilindjes duke votuar për opozitën e bashkuar dhe kandidatët e saj".

"Si anëtare e kryesisë e Partisë së Lirisë dhe përfaqësuese e qarkut të Korçës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve që në 14 maj t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë së rilindjes duke votuar për opozitën e bashkuar dhe kandidatët e saj.  Në 14 maj, do të rikthehet pluralizmi në pushtetin vendor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Këshillat Bashkiakë do të jenë një parlament vendor me të rinj, të reja dhe profesionistë të të gjitha fushave që do të përfaqësojë qytetarët dhe problematikat e tyre."

"14 maji do të sjellë ndryshimin me çdo çmim për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.", tha ajo