“Në 3 mars gjej vrimë e futu”, reagon Balla: Berisha si një lapsus froidian

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Akuzës së tij që “Në tre mars të gjejë vrimë ku të futet”, Balla i është përgjigjur duke e krahasuar si një lapsus froidian.

“Siç duken bathët i vetmi që duhet të kërkojë vrimë ku të futet është Sali Berisha. Në Amerikë as me not nuk shkon dot, edhe në Angli noti nuk e ndihmon për të kaluar Lamanshin, por siç po duken bathët edhe Bashkimi Europian, është në procesin për ta shpallur “non- grata”, për arsye që dihen: korrupsion të nivelit të lartë, minim të demokracisë.

Dhe në fakt këtu lapsusi froidian ka një konotacion tjetër se nëse ka një vrimë ku anija e shqiptarëve fut ujë në këto 30 vite është për shkak të Sali Berishës.

Prej 33 vitesh ai saboton në mënyrë konstante interesat kombëtare të shqiptarëve; ka sabotuar sa ka patur mundësi interesat e shqiptarëve të Kosovës duke furnizuar me naftë makinerinë vrasëse përmes thyerjes së embargos së Kombeve të Bashkuara gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

Ndërkohë që në Himarë nën logon e PD-së ka kandiduar një prej personave të dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkëpisë.

Por, megjithatë, kjo vrimë shumë shpejt do të mbyllet”, është shprehur drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla.