Java e tensionit të politikës/ Opozita ndahet për vulën e protestën, bashkë për kërkesat në Kuvend
Dy ditët e fundit të shkurtit dhe nisja e marsit do të sjellin një rritje të tensioneve të politikës si brenda Parlametit ashtu dhe jashtë tij.
Mocioni me debat për çështjen McGonigal do të sjellë një tjetër seancë të gjatë, ku deputetët të të paraqesin argumentet pro dhe kundër marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI McGonigal.
Debati do të nisë në 2 mars, teksa një ditë më pas Sali berisha do të zbresë në protestën e rradhës kombëtare, pikërisht ditën kur Gjykata e Apelit do të mblidhet për të ndarë se cili nga faksionet mes demokratëve do të ketë vulën.
Por të tjera përplasje do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit.
Kështu grupi Alibeaj dhe ai I Berishës në PD janë bërë bashkë për të kërkuar pezullimin e ministres Elisa Spiropali nga komisionet dhe séance. Shkak sipas tyre është qëndrimi I saj të enjten.
Spiropali: Një minutë heshtje për Edmond Spahon.
Por më tej në nisjen e javës do të vendoset dhe procedura që do të ndiqet për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është kërkuar mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar nëse ka ose jo konflikt interesit me statusin investitor strategjik që ka marrë bashkëshorti I saj.
Ndërkaq pas dështimit të nismës për shkarkimin e Lindita Nikollës nga kryetare e Kuvendit, gazmend bardhi I kërkon që të anulojë votimet e seancës së fundit për shkak të mungesës së kuorumit.
