Vasili: Borxhi publik shkatërrimtar 13.5 miliard euro, vetëm për të paguar vjedhjet e qeverisë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me borxhi publik në vend.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook Vasili thotë se "Shqipëria është sot mbërthyer nga një borxh publik i tmerrshëm prej rreth 13.5 miliard euro, i cili nuk u ka sjellë asnjë të mirë shqiptarëve."

"Mashtrimi i Edi Ramës dhe qeverisë me Borxhin Publik, ku miliarda euro koncesione e PPP dhe deturime të palikujduara nuk deklarohen dhe ndërkohë Qeveria me një histeri vrastare ekonomike vazhdon e merr qindra milion euro të tjera borxh kanë çuar vendin në buzë të greminës dhe kolapsit ekonomik.", thotë Vasili.

Sipas tij "Borxhi publik shkatërrimtar, vetëm për të paguar vjedhjet e qeverisë!"

Postimi i plotë:

Faktet flasin, Borxhi publik shkatërrimtar, vetëm për të paguar vjedhjet e qeverisë!

Shqipëria është sot mbërthyer nga një borxh publik i tmerrshëm prej rreth 13.5 miliard euro, i cili nuk u ka sjelle asnje te mire shqiptareve.

Me miliarda euro borxh  dhe asnjë vepër e madhe publike, asnjë shërbim të ri, asnjë rritje të punësimit, as shtim të bizneseve, por vetëm falimentim masiv të tyre, mjerim që ka sjellë një shpopullim trondites për ekzistencën e Shqipërisë.

Miliarda euro të marra borxh pa kurrfarë zhvillimi ekonomik dhe prova është fakti që:

Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte,

Vetëm për vitin 2022, Qeveria ka pagur në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit.

Krahasuar me nje vitin 2021 me pare rritja ne 2022 është drastike, me rreth 100 milionë dollarë.

Produktiviteti i borxhit te marre nga rilindja sot eshte ne nivele skandaloze, pasi:

Për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, pra në nivel më të ulët se niveli i borxhit.

 Per krahasim psh. në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë.

Vetëm kosto e interesave për vitin 2022 ka arritur në 39.6 miliardë lekë, afërisht 390 milionë dollarë.

Interesat e borxhit për vitin 2022 rezultojnë sa 3,79% e PBB.

Mashtrimi i Edi Rames dhe qeverise me Borxhin Publik, ku miliarda euro koncesione e PPP dhe deturime te palikujduara nuk deklarohen dhe nderkohe Qeveria me nje histeri vrastare ekonomike vazhdon e merr qindra milion euro te tjera borxh kane çuar vendin ne buze te gremines dhe kolapsit ekonomik.

Asnje mashtrim rilindas nuk zgjidh asgje sepse shifrat jane asgjesuese dhe situata ekonomiko shoqerore flet vete, qofte me thellimin e varferise  uljen e konsumit dhe shpopullimin masiv.

Ndaj largimi i ketyre grabitqareve dhe hajduteve eshte zgjidhja e vetme per te shpetuar Shqiperine nga humnera ku po e con Edi Rama  me hajdutet e tij.