Meta krah drejtuesëve të PL-së në Kukës e Has: Mirënjohës që qëndruat të palëkundur në kohë të vështira
Kreu i PL Ilir Meta ka qënë sot në Kukës e Has ku është takuar me drejtues të Partisë së Lirisë. Në një foto të publikuar ai shihet krah Halim Pecës e Lavdosh Zenelajt për të cilën shpreh mirënjohjen si drejtues në Kukës.
"Mirënjohjen më të madhe për drejtuesit e Partisë të Lirisë në Kukës, Halim Pecen, Lavdosh Zenelaj dhe shokët e tyre që qëndruan të palëkundur në kohët më të vështira dhe për punën e mrekullueshme që bëjnë çdo ditë për kauzat tona dhe Ndryshimin që po afron!"
"Kënaqësi të bisedoja sot edhe me drejtuesit tanë të mrekullueshëm të Partisë të Lirisë në Bashkinë Has, Dr.Enver Ngjecin dhe Dr.Fatmir Xhebexhia të cilët përfaqësojnë vlera të shkëlqyera intelektuale, humane dhe patriotike të komunitetit hasjan.
Së bashku ndamë besimin për fitoren e thellë të Ndryshimit në Has në 14 Maj dhe rezultatin surprizë të Partisë të Lirisë."
"14 Maji, dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë.
Admir Sinamati një qytetar model dhe i përkushtuar për t’i rikthyer Kukësit shpresën dhe zhvillimin ekonomik."