Këlliçi në takim me banorët në Farkë e Petrelë: Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra

Kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka vijuar takimet me banorët.

Kësaj here ishte në Farkë e Petrelë.

Këlliçi thotë se programi do të jetë i orjentuar drejt çështjeve afatshkurtra.

"Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.  Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.  Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.  Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!", shkruan Këlliçi na rrjetin e tij social Facebook.