Strazimiri: Vula duhet tu jepet demokratëve, jemi nën sulm politik nga gjykata e Ramës, do kundërpërgjigjemi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se informacionet që ka gjykata e Apelit para janë publike dhe se logoja e vula duhet t’i kthehen PD-së.

Ai tha se sigurisht që ka një dorë të zgjatur të pushtetit aty dhe ky është një sulm ndaj opozitarizmit në vendin tonë, duke kërkuar që të pengojë opozitë në zgjedhje.

Ai theksoi se është i detyruar që ta paragjykoj vendimin e gjykatës në këtë pikë dhe se atij që e quajti si sulm politik, opozita do t’i përgjigjet po me sulm.

Strazimiri: Informacionet që ka gjykata e Apelit para janë publike dhe janë bërë analizat juridike dhe kuptohet se një ka asnjë arsye ligjore që vula dhe logoja që të mos shkojë aty ku janë demokratët. Sigurisht që ka një dorë të zgjatur të pushtetit aty dhe ky është një sulm ndaj opozitarizmit në vendin tonë. Pra, është opozita kryesore në këtë vend. Ne si parti dhe opozita dhe kushdo që nuk e voton dhe nuk e do këtë pushtet, është nën një sulm të vazhdueshëm. Gjykatës nuk i mjaftojnë provat dhe transparenca mediatike, dhe ky është një sulm politik.

Ne këtij sulmi do t’i përgjigjemi me vetëmbrojtje dhe sa do të jetë intensiteti i sulmit, aq do të jetë edhe ai i vetëmbrojtjes. Janë terma juridikë, ka një sulm ndaj nesh. Unë jam i bindur sepse nuk pres asgjë nuk ky sistem që hyjnë dhe dalin ambasadorë dhe ministra. Doli dhe tha Ahmetaj dje që qeveria është mbledhur 17 herë dhe se ai nuk ka fuqi. SPAK nuk e sheh dhe nuk reagon për ta parë se kush i bën këto mbledhje. Atëherë duhet parë se kush e drejton këtë vend! SPAK-u duhet të kishte një kuriozitet për këtë punë. Unë jam i detyruar që ta paragjykoj vendimin e gjykatës në këtë pikë.