Meta: Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij për inceneratorët, por gjithçka është bërë me urdhër të Ramës

Nga Laknas, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar deklaratat e thëna një ditë më parë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, lidhur me inceneratorët.

Meta tha se Ahmetaj ka pasur përgjegjësitë e tij si ministër, por sipas tij, nuk ka gënjyer kur ka thënë që nuk ka pasur mjaftueshëm fuqi për të lëvizur të gjihë qeverinë.

Meta theksoi se gjithçka është bërë vetëm me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se kreu i qeverisë ka shpëtuar deri më tani, porr shokët’ i ka çuar pas hekurave. 

Meta: Si tha dje ish-ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë”, për punën e inceneratorëve. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë të cilat me procedura normale do të kërkonin të paktën 6 muaj. Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, sic i ka futur.

Njëherë Lefterin, njëherë Saimirin, vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë. Këtu çmimet janë shumë herë më të shtrenjat se në Greqi dhe në BE. Ndihma ekonomike në Shqipëri është ku thërret qameti. Këtu shkon 56 euro në muaj mesatarja, në Kosovë shkon 120 euro. Mbështetja për bujqësinë është inekzistente. I themi këto për të kuptuar se sa shumë ka rrëshqitur vendi në pasiguri.