"Nënë pa qenë nënë" Historia e Naime Gjogecit, jeta mes vështirësive e arritjeve

Naime Gjogeci në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi eksperiencën e saj si mësuese, përfshirjen e saj në politikë.

Ajo u kthye dhe pas në kohë, në fëmijërinë e saj ku tregoi se pas ndarjes s mamasë së saj nga jeta, Naimes atëherë 12 vjeçe i duhej të kujdesej për vëllezërit e saj më të vegjël.

Naime Gjogeci: Vij nga Tropoja, jetën e kam pasur shumë të vështirë. Unë jam pak më e shkathët se pjestarët e familjes. Një fëmijëri e vështirë, jetime, me probleme. Tropoja ka çdo gjë të bukur. Që fëmijë 12 vjeçar ka një ditar që e mbaj dhe aty e kam shkruajur "Ankthi i një ëndërre ndryshoi jetën time". Do të thotë që shikoj një ëndërr 12 ditë më pas më vdes mami dhe çdo gjë e kam shkruajtur në ditar. Shpeshherë shkruaj disa vargje. Të bëhesh nënë pa qenë nënë. 12 vjeçe 4 vëllezër mbrapa. Ka qenë një jetë shumë e vështirë por ka pasur një gjë shumë të bukur pasi të gjithë të mbështesnin, të jepnin kurajo që do të rritesh e do të bësh gjëra të bukura.

Ajo ka punuar si mësuesedhe për të është një profesion që i ka dhënë gëzim dhe e ka mbajtur të re.

Si vijuan gjërat për ju më pas kur vendosët të kaloni në një fushë të vendimmarrjes?

Naime Gjogeci: Unë në përgjithësi jam marrë me shoqerinë civile, me organizata apo me kontribute të shoqerisë. Politika në shqipëri është shumë e ndërlikuar. Ka shumë njerëz të mirë, rini, gra që duan të kontribuojnë, ka dhe njerëz me shumë probleme. Ne 2 milio shqiptar këmi mbetur dhe të arrijmë në këtë pikë është fatkeqësi. Politika është e vështirë dhe për të aritur aty ku do. Kemi pasur një grup të mrekullueshëm por nuk është lënë gur pa luajtur që zëri i populit të mos shkojë në parlament, aty ku ka nevojë.