Griezmann, profesionist edhe në hipizëm. Fiton 200 mijë euro me kalin anglez
Antoine Griezmann nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin që ka për garat me kuaj por është ekzemplari Hooking që e ka nxjerrë sulmuesin e Atletico Madrid në faqet e para të mediave të specializuara me hipizmin.
Bëhet fjalë për kalin e tij më të suksesshëm, pjesë e skuadrës “Écurie Griezmann” qw lojtari e ka blerë për rreth 70 mijë euro. Bëhet fjalë për një kalë anglez të pastër dhe sipas faqes “Relevo”, gjatë garave të fundit ai ka rezultuar shumë i suksesshëm duke bërë që sulmuesi të fitojë plot 200 mijë euro.

Pasionin për hipizmin, lojtarit ia ka injektuar babai i tij, Alain, pronar i rreth 20 kuajve ndërsa në lidhje me kalin anglez Hooking ai shprehet:
“E quajta kështu sepse ky është emri i qenit tim. Kam një marrëdhënie të veçantë me të dhe kam ndjesinë se kur jemi bashkë, ai është më i qetë. I pëlqejnë përqafimet e mija”.
Fillimisht, Hooking e kishte marzhin e fitoreve 20 % dhe më pas e kalimin e kohëve u rrit ndjeshëm e tashmë ai arrin të fitojë në pothuajse 50 % të garave ku merr pjesë.
