Kavilja copë? Neymar mund të luajë në ndeshjen e Mynihut

PSG dhe trajneri Christophe Galtier mund të marrin frymë lirisht pasi braziliani Neymar nuk do të qëndrojë për shumë kohë larg fushave.
Sipas burimeve nga klubi francez, sulmuesi i dëmtuar në ndeshjen e kampionatit kundër Lille me pamjet e kaviljes së dëmtuar që bënë xhiron e botës, do të rikthehet dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë gati për transfertën e “Allianz Arena” ku PSG do të kërkojë të kthejë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë.
Klubi bën me dije se janë dëmtuar disa ligamente por situata është e rikuperueshme ndërsa do t’i nënshtrohet një testi edhe në fillim të javës së ardhshme.

Gjithsesi, trajneri duhet të shqetësohet edhe për gjendjen e Kylian Mbappe, jo në formën më të mirë të mundshme, ndërsa Lionel Messi është i vetmi nga paketa e treshes magjike që mund të konsiderohet në shëndet të plotë.
