"BE është fati ynë!" Albin Kurti deklaron se është i sigurt për të ardhmen evropiane të Kosovës

Në një intervistë për gazetën "Le Monde", kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehet i sigurt për të ardhmen evropiane të vendit të tij pavarësisht se Serbia, Rusia dhe pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin ende pavarësinë e vendit të tij.

Konkretisht, pyetjes nëse është realist, në këtë kontekst, një aplikim zyrtar për anëtarësimin e vendit të tij në BE (dorëzuar në dhjetor) Kurti ju përgjigj:

“Po punoj shumë për të bindur vendet e BE-së që të ndryshojnë mendje. Ata janë pakicë, por kanë të drejtën e vetos. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja jonë e pavarësisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, nuk ka kthim për ne. BE-ja është fati ynë. Duke përfshirë ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, BE-ja po mbron Evropën. Ne presim ta arrijmë këtë në nëntë vjet, që është koha mesatare për t'u anëtarësuar në BE”.