VIDEO/ Adem Jashari dhe flamuri i Kosovës shfaqen në sheshin 'Times Square' në New York
Kompania shqiptaro-amerikane “Tafingo”, që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anembanë Amerikes për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billbord në një nga ekranet gjigande në “Times Square New York”.
Në mesazhin e billbordit në ekranin gjigant në “Times Square” falënderohet SHBA-ja për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Billbordi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së, njofton Zëri.
Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë “Tafingo”, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre qe 3 vjet me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billborde të ndryshme nëpër Amerikë dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.
Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë.
“Me këtë duam t’i tregojmë Amerikes që ne jemi falënderues gjithmonë për ndihmën dhe nuk ua harrojmë kurrë”, thonë vëllezërit Deva.


