VIDEO/ Misteri i Titanikut, zbulohen pamje e vitit 1986
Pamje të reja janë zbuluar për herë të parë për publikun, nga eskpedita e vitit 1986 në rrenojat e anijes fatkeqe “Titanic”. Anija gjigande britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut në vitin 1912.
37 vjet pas pamjeve të para në thellësi të ooqeanit Atlantik, janë publikuar për herë të parë të tjera filmime nga rrënojat e anijes fatkeqe “Titanic”. Pamjet u xhiruan gjatë një ekspedite zhytjeje të vitit 1986.
Pamjet u shpërndanë nga Instituti Oqeanik “Woods Hole” për nder të 25-vjetorit të filmit fitues të çmimit “Oscar” të James Cameron, "Titanic", i cili është risjellë në kinematë në mbarë vendin. Filmimet ofrojnë një vështrim brenda kabinës së një oficer dhe pamjet e mbeturinave në dyshemenë e oqeanit.
Mbetjet e Titanikut u gjetën për herë të parë nga studiues nga Intituti në partneritet me homologët francezë, në vitin 1985. Ajo ekspeditë u drejtua nga Dr. Robert Ballard. Në qershor 1986, ekipi u kthye në vendin e mbytjes me një zhytës dhe një automjet të drejtuar nga distanca. Sipas institucionit, ky mision shënoi "herën e parë që njerëzit panë anijen fatkeqe" që nga fundosja e saj në vitin 1912.
“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të rezonojnë. Si shumë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën brenda në rrënoja. Duke publikuar këtë pamje, instituti po ndihmon të tregojë një pjesë të rëndësishme të një historie që përfshin breza", tha Cameron në një deklaratë.
Anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut.
Më shumë se 1,500 pasagjerë dhe ekuipazhi vdiqën kur anija u mbyt në 1912, në udhëtimin e saj të parë. Mbytja e Titanic-ut konsiderohet si një nga tragjeditë më të madhe detare në historinë moderne.