VIDEO/ Nëna e mbajti në një qeli të lidhur me zinxhirë për 20 vite, momenti kur 39 vjeçarja shpëtohet

Një grua është shpëtuar nga policia pasi ishte mbajtur rob në një qeli metalike të zymtë në shtëpinë e nënës së saj për 20 vjet.

Rosinalva da Silva, 39 vjeç, u gjet në një dhomë gjumi të errët me këmbët e saj të lidhura me zinxhirë dhe duart e lidhura, të enjten në Espírito Santo, Brazil.

Nëna e saj, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte nën efektin e alkoolit kur policët bastisën banesën dhe e arrestuan atë, tha shefi i Policisë Civile Carlos Braga.

Një person, emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar gjithashtu.

Pamjet e shpëtimit treguan policët duke hyrë në pronë dhe duke ecur përmes një dere metalike të qelisë - ku e gjetën gruan në një dhomë ku drita e vetme vinte nga një dritare xhami.

VIDEO/ Nëna e mbajti në një qeli të lidhur me zinxhirë

Autoritetet thanë se Da Silva ishte e dehidratuar dhe e uritur kur e zbuluan të fshehur brenda qelisë së improvizuar.

Mjekët e ndihmës e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal, ku ndodhet nën vëzhgim dhe po trajtohet për kequshqyerje të rëndë.

Nëna e Da Silvës thuhet se e mbajti të mbyllur brenda në shtëpi në përgjigje të sëmundjes mendore që ajo luftoi pasi humbi dy fëmijë vite më parë.

Policia tha se nëna e lidhi me zinxhirë da Silvën dhe e mbylli në dhomë sepse ishte ‘e vetmja mënyrë’ për të përballuar agresivitetin e saj.