Tre persona të tjerë janë plagosur rëndë, në rrezik për jetën
Një sulm me armë zjarri është regjistruar në një qendër tregatre në El Paso të Teksasit. Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në rrezik.
Një person ka humbur jetën dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur rëndë e ndodhen në rrezik për jetën, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në qendrën tregtare të njohur si Cielo Vista e cila ndodhet pranë një tjetër supermarketi ku 23 persona u vranë nga një sulm racist në vitin 2019. Në atë kohë si një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.
Të mërkurën, shefi i policisë së El Pasos, Peter Pacillas tha se oficerët arrestuan fillimisht një të dyshuar, teksa nuk ka detaje për arrestimin e dytë. Momentalisht ata ndodhen në paraburgim.
Të hënën, tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur i cili hapi zjarr në kampusin e Universitetit Shtetëror të Miçiganit.
Një javë më parë, protagonist i një sulmi me armë, Patrick Crusius, u shpall fajtor për 90 akuza federale, duke përfshirë krimet e urrejtjes dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.