VIDEO/ Filmohet momenti i rrëzimit të helikopterit të ushtrisë amerikane, vdesin dy pilotët

Një helikopter i ushtrisë amerikane Black Hawk u rrëzua dje të mërkurën në shtetin e Alabama ( në jug ), duke vrarë dy personat në bord, sipas autoriteteve lokale.

“Ishin dy persona në helikopter që u vranë”, tha në një deklaratë Brent Patterson, një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Madison.

"Rreth orës 15:00 Garda Kombëtare Ajrore Black Hawk e Tennessee një shtet me të cilin është fqinj Alabama u rrëzua ndërsa po kryente një fluturim stërvitor pranë një autostrade dhe një rrugë tjetër, tha komanda e Gardes Kombëtare te Tenesit .

Një kamera sigurie në një shtëpi në zonën ku ra helikopteri regjistroi rënien e tij.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare”, tha gjenerali Warner Ross, kreu i korpusit në shtet.

Në një deklaratë të veçantë, zëdhënësi i Gardës Kombëtare Robert Carver tha se do të ishte "e parakohshme të komentohej mbi shkaqet e mundshme të rrëzimit".

Në vendngjarje priten hetuesit e përplasjes ajrore. Zyra e Sherifit të Qarkut Madison njoftoi përmes rrjeteve sociale mbrëmë se korsitë rrugore ishin mbyllur për shkak të aksidentit.