Arrest shtëpie për të riun që qëlloi 15 vjecarin pranë gjimnazit në Laç
Gjimnazisti që plagosi me armë zjarri një 15 vjecar pranë shkollës së mesme në Laç është liruar nga paraburgimi me kërkesë të prokurorisë. 17 vjeçari nuk dha deklarime në Gjykatën e Kurbinit por avokati i tij tha se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.
Lirohet nga paraburgimi 17 vjecari i cili plagosi me armë zjarri një 15 vjecar pranë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç.
Prokurori Bardhyl Shehu kërkoi masën “Arrest shtëpie” ndaj të riut me iniciale A.Gj, kërkesëe cila u pranua nga Gjykata e Kurbinit të enjten.
Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, i riu nuk ka folur asnje fjalë në lidhje me ngjarjen, por ka qenë avokati i tij mbrojtjës i cili ka deklaruar se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.
PavArësisht pretendimeve deri në këtë fazë hetimesh, ndaj adoleshentit janë ngritur akuzat “Plagosje e Rende me dashje” dhe “Armbajtje pa leje”, por për shkak të moshës se mitur u vendos që të mos mbahet në burg.
Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari me inicial A.GJ nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.RR, duke e lënë të plagosur.
Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Disa orë pas ngjarjes, policia arrestoi autorin si dhe gjeti armen pistolete të hedhur në nje parcele poshtë një ure në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Kjo ngjarje solli dhe njëherë në vemendje mungesen e sigurisë në shkolla, pasi nxënësi ka qenë i arme edhe brenda ambjenteve të gjimnazit të Laçit.
