E rëndë në Durrës, merr flakë banesa nga rrjedhja e gazit, vdes 65 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 13:37
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një e moshuar ka humbur jetën pasi është djegur nga zjarri i rënë në shtëpi.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qënë rrjedhja e gazit nga një furnelë për ngrohje.
"Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.