Përjashtimet e deputetëve, Baçi: Skenar i përgatitur nga Rama, betejat bëhen në Parlament
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 10:21

Deputeti i PD-së Luan Baçi, në komunikimin me gazetarët u shpreh në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme.
Ai tha ndër të tjera që grupi i deputetëve do të provojnë të futen ne Parlament, deputeti thekson që kjo nuk është një protestë.
“Në fakt nuk është protestë, ne po vijmë për t’u futur në parlament, qytetarët po na shoqërojnë, do ta provojmë të futemi. Duam thjesht të bëjmë detyrën.
Beteja opozitare bëhet në parlament. Përjashtimi është i jashtëligjshëm, jashtë rregullores. Me të njëjtin motivacion janë përjashtuar dhe katër deputet të tjerë, pa fakte, absolutisht është skenar i pregatitur nga Rama. Nuk do të përballet me opozitën.” ishin fjalët e Luan Baçi.

