"Shpërthen" Flutura Açka: Kush jeni ju që s'e sillni këtu Ramën?! Mblidhni mend e kokës, ky është krim kushtetues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 11:30
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i është drejtuar me tone të ashpra nënkryetares së Kuvendit duke thënë se kjo që po ndodh në Kuvend është një krim kushtetues.
Ajo tha se Rama duhet të jetë patjetër në seancë dhe të përballet me opozitën.
“Në sytë e mi ky është një krim kushtetues. Që në 22 dhjetor këtu nuk ka folur asnjë deputet. Mblidhni mend e kokës se nuk vazhdohet më.
Kush jeni ju që nuk e sillni kryeministrin këtu? Kryeministri duhet të jetë këtu”, tha ligjvënësja demokrate.
