FOTOLAJM/ Vijon "aventura" e "Skënderbeut", çon kalin pranë efektivëve të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 12:12
Protestuesi i cili ditën e sotme vendosi të vinte në protestë me kalë është fotografuar sërish, kësaj rradhe jo në mes të protestuesëve, por të policëve.
Në foto i moshuari ka afruar kalin para efektivëve të policisë që kanë bllokuar hyrjen në oborrin e Kuvendit, brenda së cilës po zhvillohet seanca plenare. Ndërkohë jashtë protesta e opozitës vijon ende.

