Kujdes mashtruesit! Administrata Tatimore thirrje bizneseve: Disa individë po mashtrojnë bizneset
Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve që të kenë kujdes dhe të kërkojnë informacion zyrtar tek çdokush që paraqitet për kontroll si inspektor i këtij institucioni. Alarmi është dhënë pas një numri të madh denoncimesh për persona që kërcënojnë me gjoba bizneset duke u hequr si punonjës të tatimeve pa qenë të tillë.
Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset të mos bien pre e personave që po abuzojnë duke u hequr si punonjës të këtij instituicioni me qëllim zhvatjen.
Ky është përfundimi në të cilin ka arritur drejtoria Tatimore pas denoncimeve të mbërritura në këtë institucion.
Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se qytetarë të pa autorizuar përdorin leter njotime dhe dokumente identifikimi false duke u shtirur si punonjës të drejtorisë tatimore.
Disa prej këtyre rasteve ky institucion i ka verifikuar e ndëra po punohet me qëllim idnetifikimin e qytetarëve të tjerë të cilët përdorin logon e këtij insitiucioni.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat drejtoria tatimore ka bërë më dijë se punonjësit e administratës në kartat e tyre te punës kanë shënja dalluese emer mbiemer, foto dhe pozicioni i punës.
Ata veprojnë me urdhërin e punës të firmosur nga drejtori përkatës si dhe uniformen e tyre me mbishkrimin Adminstrata Tatimore. Drejtoria e Tatimeve theksoi se do të veoprojë me kallëzim në organet e policisë për të githë personat që abuzojnë.
Njoftimi i plotë
Administrata Tatimore: KUJDES! Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë
DPT, bizneseve: “Ja elementet dallues, që dëshmojnë punonjësit e ligjshëm tatimorë”
Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.
Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:
- Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
- Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
- Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore.