Plas sherri në hyrje të Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të PD-së të futen në sallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 16:53
Kanë nisur incidentet në hyrje të kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët demokrate janë përplasur me rojet e gardës.
Pasi deputeti Gazment Bardhi është futur në sallën e kuvendit, deputetët përjashtuar për 10 ditë nuk lejohen që të futen brenda.
Përballë Gardës së Republikës ndodhen deputetët e PD-së, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi dhe të tjerë.
Ndërkohë, aty dëgjohet që Albana Vokshi të thotë se është deputete dhe nuk mund të pengohet që të futet brenda e se do të ballafaqohet vetëm me Lindita Nikollën.
Ndërsa Falmur Noka ka ngritur zërin duke thënë se nuk ka turp më të madh se sa bërja e diçkaje të tillë kundrejt deputetëve të opozitës.

