Berisha: Të bashkohemi për t'i dhënë përgjigjen e merituar, të dëgjohet zëri brenda dhe jashtë Kuvendit

Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim për media sot u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën që do të mbahet sot para parlamentit.

Sipas tij dosja e McGonigal është një ndër arsyet e protestës për të cilën Kuvendi duhet të anulojë cdo axhendë tjetër.

"Kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë të cilët në 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e  tyre trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale të turpshme.

Përfaqësuesit e tyre që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kontrollin e qeverisë dhe transparencën me abuzimet, përjshatohen u mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare.

Superskandali Rama-McGonigal ka tronditur opinionin publik në SHBA, Europë e Shqiperi. Në këtë superskandal dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonhsme për zbardhjen e  të vërtetave rreth këtij skandali.

Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI-së , pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat e këtij korruptimi janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton.

Është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë skandal. Parlamenti nuk mund të ketë një axhendë tjetër. Qytetarë/e zëri juaj ka një rol të veçantë në zërin e demokracisë në Shqipëri.

Duhet të bashkojmë të gjithë forcat tona për ti dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë. Ata që strukën në vrima miu më 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruar kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut dhe tallen me qytetarët, me protestën e tyre.

Ky është morali i tyre ndaj dhe sot në orën 17:00 ju ftoj të gjithëve para parlamentit të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë saj zëri i popullit opozitar."