U largua nga Shqipëria në janar, vdes 22 vjeçarja nga Kenia e dhunuar në Tiranë
Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë.
Nëna e saj Ruth Abongo ka njoftuar vdekjen e vajzës e cila u largua nga Shqipëria në fund të janarit, për t’u mjekuar në vendlindje.
Ayoko ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar, kur u gjet e dhunuar në gjendje të rendë pasi ishte hedhur nga kati i dytë i banesës në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
Prej asaj kohe e reja keniane ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.
Mungesa e provave dhe dëshmitarëve ka pamundësuar zbulimin e autorëve të ngjarjes së rëndë, ndërsa pak kohë më parë nëna e 22-vjeçares akuzoi autoritetet se nuk po bëjnë sa duhet për ndëshkimin e vrasësve të vajzës së saj.
