Aksident fatal në Lezhë, Benzi përplas për vdekje një 40-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 20:38
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person rreth 40-vjeç.
"Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit", shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale." - njofton policia.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

