Digjet banesa në Fier, komshinjtë shohin flakët e lajmërojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Xhemaj në njeësinë administrative Cakran në Fier.

Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset janë duke shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë ndërkohe që nuk ka të lënduar.