Apeli i një nëne për ndihmë, i biri 33 vjeç i sëmurë e në kushte të vështira jetese
Kur ishte vetëm 3 muajsh Florenc Gjata sot 33 vjeç u sëmur dhe nga temperatura e lartë gjendja e tij u përkeqësua duke i shkaktuar dëme në shëndet.
Nëna e tij Suzana tregon se ai vuan dhe nga epileosia.
"Ky ishte 3 muajsh, kemi qënë në një fhsat nga Korça dhe filloi temperatura e lartë. E kemi mbajtur në shtëpi se s'kishte doktorë atëherë. Në '97 erdhëm në Tiranë dhe e çova në një psikiatër. Ai më tha që është shumë vonë," tha nëna e tij.
Kempi prej 14 mijë lekësh që shteti ka dhënë për të riun nuk mjafton pasi shpenzimet janë të mëdha.
"14 mijë lekë merr, disa ilaçe i ka me lekë," tha ajo.
55 vjeçarja tregon se hapsira ku qëndron djali i sëmurë nuk është e mjaftueshme në ambjentin që ndodhet në zonën e Laprakës. Aty ka një dhomë bosh të parregulluar e për këtë ajo kërkon ndihmë për 33 vjeçarin.
"Doja vetëm një dhomë, sikur me llamarina të mbuluar që të kaloj djalin andej. Kush të mundet të na ndihmojë të bëjë një dhomë vetëm për djalin, për asgjë tjetër," tha ajo.
Apelin për ndihmë ia drejton kujtdo që ka mundësi pasi e gjithë familja jeton në kushte të vështira.