Nuk kanë ku të ankorojnë anijet, operatorët turistikë në Sarandë kërkojnë liman për mjetet e tyre
Në Saranadë mungon një liman për ankorimin e anijeve gjatë muajve të dimrit. Në këto kushte operatorët turistikë janë detyruar të nxjerrin anijet nga uji.
Për operatorët turistikë ky është një problem i përvitshëm.
Në përfundim te sezonit të verës ata duhet të gjejnë një zgjidhje për ankorimin e anijeve turistike.
Në Sarandë nuk ka një liman.
"Është një problem shumë serioz për të gjithë operatorët turistikë," tha një prej tyre.
Detyrohen t`i ankorojnë në Durrës por shpenzimet i kanë të larta.
"Në përfundim të sezonit dhe prishjen e motit, nuk dinë ku ti mabjnë anijet sepse këtu nnuk ka një liman për këtë punë. Shuë prej tyre siç kemi operuar dhe ne i kemi nxjerrë në Durrës në kantierin detar, që sigurisht ka shumë shpenzime," tha ai.
Thonë se mungesa e një limani po u shkakton dëme të mëdha edhe në anije.
"Dëmtohen shumë pasi janë ndërtuar për të qëndruar në ujë, jo në tokë. Druri thahet dhe grasa distancohet," tha ai.
Ata u bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa e të ndërtojnë një liman për t`u dhënë zgjidhje hallit të tyre.