Do shisnin 3 mina me telekomandë për 10 mijë euro, gjykata mbyll në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Bledar Ukshinin dhe bashkëpuntorin e tij, Ardit Qamluku.

Gazetari i Ora News raporton se dy të rinj 31 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi po tregtonin mina me telekomandë kundrejt vlerës monetare prej 10 mijë eurosh.

Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku u arrestuan në momentin që do të bënin dorëzimin e minave, ndërsa policia nuk dha detaje se ku janë prodhuar lëndët plasëse.

Minat do i shitesin një anëtari të një grupi kriminal në Vlorë. Aktualisht hetimet përë këtë rast vijojnë, pasi një person i tretë është shpallur në kërkim.