Bulmeti nuk blihet, në Gjirokastër qytetarët nuk i përballojnë dot çmimet e larta
Çmimi i bulmetit muajt e fundit është rritur edhe në Gjirokastër.
"Të gjitha ushqimet janë rritur, djathi ishte 900 e marrim me 1200 tani. Ne jemi pa punë. Djathi ëhstë rritur.
Ne nga 100 lekë marrim, s'marrim shumë. S'marrim dot një kg," thonë qytetarët.
Qytetarët atje thonë se nuk i përballojnë dot çmimet e larta madje shpesh detyrohen të shkruajnë emrin në dyqanet e lagjeve.
"Jemi vetë i katërt me një rrogë të vazjës. Çfarë të bëjmë, marrim borxh," tha ajo.
Prodhuesit tregojnë se kanë qënë të detyruar të shtrenjtojnë nënproduktetet e qumështit pasi kostot u janë shtuar.
"Nga 110 që ishte qumështi vitin e kaluar, ka shkuar në 160," tha ai.
U japin të drejtë edhe blegtorëve që qumështin kohët e fundit e shesin më shtrenjtë.
"Dhe ngritja e qumështit ishte e detyrueshme sepse dhe ato kanë arsyet e tyre," tha ai.
Ata thonë se përballen me taksa të larta.
"Mua nga 160 lekë që është qumështi plus 20% TVSH shkon 180 lekë," tha ai.
Reduktimi i krerëve të gjedhëve dhe të imtave, ulja e numrit të fermave dhe mungesa e politikave mbështetëse për sektorin e bujësisë janë ndër arsyet që kanë sjellë rritjen e çmimit të bulmetit vitet e fundit.