"Protesta e sotme ndër më të mëdhatë në Europë", Bumçi: Tregon besim tek opozita

Anëtari i kryesisë së PD-së Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News me gazetaren katerina Hysenllari tha se protesta e sotme e thirrur nga opozita është ndër protestat më të "më të mëdha në Europë po të marrim popullsinë e Shqipërisë".

Sipas tij regon dy gjëra, "revoltën ndaj qeverisë" dhe "është dhe besim, është PD, forcat opozitare dhe është besim ndaj afyre që e thërrasin".

Poll

Aldo Bumçi: Protesta është një ndër më të mëdhatë që është organizuar.  Kjo është ndër protestat më të mëdha në Europë po të marrim popullsinë e Shqipërisë. Tregon dy gjëra, revoltën ndaj qeverisë, revoltën ndaj Edi Ramës se ëshët një persona i rrethuar me një grup njerëzish por ky person mban përgjegjësinë më të madhe për mjerimin. Ai mban të gjitha pushtetet. Protesta është dhe besim, është PD, forcat opozitare dhe është besim ndaj afyre që e thërrasin. Është protesta e parë pas një rasti të paprecedent ku një ish zyrtar i FBI është korruptuar për të goditur opozitën shqiptare.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.