Nesho: Vini re! Mesazhet e liderave të opozitës në protestë tregonin siguri të plotë
Nënkryetari i PL, Agim Nesho në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se protesta e organizuar ditën e sotme "është shumë shpresdhënëse".
Sipas tij revoluzioni i nisur është "revolucion për të rikthyer demokracinë dhe pushtetin e popullit".
Nesho foli dhe për mesazhet e dhëna në protestë nga liderat ku tha se "ishin mesazhe që tregonin siguri të plotë".
Agim Nesho: Protesta e sotme është shumë shpresdhënëse, akti i parë i nëj revolucioni demokratik për të vendosur demokracinë dhe pluralizmin në vend. Revoluzioni jonë është revolucion për të rikthyer demokracinë dhe pushtetin e popullit. Ky ishte fillimi i një revolucioni që do të vazhdojë deri në vendosjen e synimit që i shërben popullit. Vini re mesazhet e liderave të opozitës ishin mesazhe që tregonin siguri të plotë. Nuk ishin lidera që kishin inat por dhanë mesazhe brenda vendit. Tregojnë si janë dhe çfarë po bën qeveria e rilindjes. Dhanë mesazhe për ato që do ti ofrojnë shqiptarëve deri aty që paret e vjedhura nga kjo qeveri do ti kthehen vëndit. Opozita ishte me vizion largpamës pa u ngutur.
Gazetarja: Sa i frikësohet Rama protestave?
Agim Nesho: Ai i frikësohet shumë. Mendon se mudn të mos ik nga protestat por nga mosbindja civile ik.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
