Siguria në internet, CRCA: Raportimet më të shumta për internet të pasigurt i kanë bërë djemtë

Mesatarisht 1 person në çdo dy ditë raporton për internet të pasigurt. Bullizmi dhe gjuha e urrjetjes janë fenomenet me të cilat përballen më shumë fëmijët dhe adoleshentët. Platforma më e pasigurt është tik toku, e ndjekur më pas nga instagrami. Grupmosha që ka bërë më shumë raportime për përmbajtje të papërshtatshme në internet është 18-30 vjeç.

Tik Tok është platforma sociale më e pasigurtë për fëmijët dhe adoleshentët.

Çdo dy ditë, një përdorues denoncon se është përballuar me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet.

"Është Tik Toku, i cili mban numrin e parë të raportimeve. Më pas, vjen Instagram me 26% të raportimeve dhe i treti vjen Facebbok me 19% të raportimeve".

Përndjekja, kërcënimet dhe shantazhi ndaj fëmijëve dhe të rinjve në internet është rritur.

"Kategoritë kryesore lidhen me gjuhën e urrejtjes, me vjedhjen dhe postimin e fotove personale, të cilat përbëjnë rreth 38% të rasteve totale".

Raporti i katërt kombëtar për sigurinë në internet, tregoi se përgjatë vitit 2022 në rrjet pati rritje dhe të gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit.

"Pjesa tjetër i përket bullizmit, profileve të rreme, atyre të vjedhura, apo vjedhje të të dhënave seksuale edhe seksi".

18 deri në 30 vjeç, është grupmosha që ka bërë më shumë denoncime, ndërsa ka shtim të raportimeve, nga fëmijët.

"Shohim një pjesë të tyre që kanë lidhje me një ekspozim të hershëm të materialeve të papërshtatshëm ose të materialeve të paligjshme të fëmijëve që janë tepër të vegjël"

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë forcim të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga internet i pasigurt, gjithashtu kërkojnë që vetë kompanitë e mëdha të bllokojnë çdo material të papërshtatshëm për fëmijët.