Sa rrezikon Shqipëria nga tërmetet? Flet sizmiologu: Tërmetet si i djeshmi nuk janë problem

Shqipëria u shkund mesditën e së enjtes nga një tërmet, epiqendra e të cilit ishte Elbasani

Tërmeti ishte i shkallës 4.1 Rihter, me një distancë 39 km nga Tirana, dhe me një thellësi 10 km. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, nga Korca në Tiranë.

Kujtojmë se tërmeti vjen 4 ditë pas tërmetit tragjik në kufirin Turqi-Siri me mbi 22 mijë viktima.

Ndërkaq lëkundje tërmeti pati edhe disa javë më parë, në ditët e para të janarit me epiqendër në Klos e që dëmtoi disa pallate.

Për të mësuar më shumë se çfarë po ndodh me vendin tonë që prej shtatorit të vitit 2019 i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte sizmiologu Rrapo Ormeni.

“Tërmete si ato të djeshmet apo dhe ato në Klos janë tërmete që nuk përbëjnë asnjë problem, shqetësim janë tërmete si ato të vitit 2019.

Nuk ka asnjë rrezik për shqiperin. Shqipëria ëxhtë në zonën sizmike por të tërmetëve të vegjël që nuk kanë asnjë rrezik...

Tërmetët shkaktohen nga pllakat kontinentale ku futet i gjithë Mesdheu. 15 %e tërmeteve të botës ndodhin në Mesdhe.”, u shpreh sizmiologu Rrapo Ormeni.