Autonomia spitalore, zv/ministrja për “Ora News”, Rakacolli: S’do ketë tarifa të reja. Spitalet do të plotësojnë nevojat e tyre
Me nisjen e autonomisë, në spitale nuk do të ketë ndryshime të tarifave. Zëvendësministrja Mira Rakacolli shprehet se me këtë formulë do të ketë mirëmenaxhim më të mirë të tyre, ndërsa më shumë fonde nga buxheti i shtetit për ato spitale që kanë performancë dhe shërbime më të mira.
Brenda këtij viti në spitale, pritet të nisë zbatimi i autonomisë menaxheriale, e më tej duke vepruar me atë financiare. Zëvendësministrja Mira Rakacolli shprehet se me këtë ndryshim nuk do të ketë ndryshime të tarifafe.
Mira Rakacolli: "Autonomija spitalore nuk ka të bëjë më vendosje të reja tarifash. Shërbimi në publik do të ofrohet siç është ofruar deri tani"
Zbatimi i ligjit do të nisë me administrimin, ku nuk do të jetë drejtori ai që vendos gjithçka.
Mira Rakacolli: "Ndryshimi kryesor qëndron në mënyrën se si drejtohet spitali. Pra, nëse sot drejtohen spitalet me një drejtor, spitalet autonome do të drejtohen nga bordet".
Por kjo nuk do të thotë që spitalet të gjejnë fondet prej pacientëve, për këtë buxheti i shtetit do të vendosë financat duke i dhënë më shumë atyre që kanë shërbime më të mira.
Mira Rakacolli: "Spitalet sot financohen nga buxheti i shtetit dhe ashtu do të vazhdojnë të financohen".
Sipas Rakacollit autonomia financiare do të nisë vetëm pas dy vitesh, nga procesi i vetëadministrimit të stafit dhe shërbimeve. Ndërsa spitali Memorial në Fier, konsiderohet si nisja e procesit.
