Pamjet që s’duan fjalë: Djali i quajtur Muhammad mbahet gjallë nën rrënoja me një tapë ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 09:12
Pamje të trishta po vijnë nga Turqia e Siria prej tre ditësh ku dy vendet u goditën nga tërmeti shkatërrimtar i së hënës.
Fëmijët të bllokuar në rrënoja, një foshnje e lindur, e vetmja e mbijetuar nga familja e forca shpëtimi që u japin ujë fëmijëve të bllokuar kanë prekur të gjithë botën.
Djali sirian i quajtur Mohummad, i bllokuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, iu dha ujë për të pirë nga një tapë shishe ndërsa shpëtimtarët punuan me vendosmëri për ta nxjerrë jashtë.
