Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2023, 18:40
Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.
Distria ka arritur të na bëjë krenar duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Erdogan: Kosova, në BE e NATO
4 Shkurt, 18:32
Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.
Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.
Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.
Xhuditja jonë u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

